Një tifoz i fiksuar u arrestua gjatë koncertit të Miley Cyrus në Vegas të shtunën, pasi u vu re në audiencë nga rojet e sigurisë.
Pas arrestimit të tij, David Rumsey, 42 vjeç, i tha policisë se ishte ‘misioni i tij i jetës ishte ta lindte shtatzënë” yllin e pop-it Miley, sipas TMZ .
Ai u pa pasi ekipi i sigurisë së Mileyt u dha fotografinë e tij stafit në “T-Mobile Arena”, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.
Pas arrestimit të tij, Rumsey ishte dhe u ndalua në burgun e qarkut Clark. Ai mbetet në paraburgim përballë një akuze të krimit për bërjen e kërcënimeve.
Për më shumë se një vit Rumsey ka drejtuar qindra postime në Twitter gjithnjë e më të çuditshëm tek 26-vjeçarja, me mesazhe shqetësuese që flasin për gjithçka, nga të bërit seks me Mileyn, të jetuarit së bashku në Malibu dhe deri te braktisja e tokës së bashku me një anije kozmike.
Duket se Rumsey kishte fiksime të mëparshme si për Donald Trump ashtu edhe për Jennifer Aniston, të cilët më parë kanë qenë subjekt i postimeve dhe mesazheve të shumta në Twitter nga llogaria e tij.
Ndërkohë ish-ylli i Disneyt, Miley është beqare, pas përfundimit të marrëdhënies së saj të shkurtër me Kaitlynn Carter, 31 vjeçe.
Miley filloi të takohej me Kaitlynn dy muaj më parë pas ndarjes së saj shumë të diskutuar nga ish-bashkëshorti, Liam Hemsworth. /Telegrafi/