Një burrë i armatosur dhe i maskuar është futur sot rreth orës 15 në një kompleks kinemaje të quajtur “Kinopolis” në qytetin Viernheim në pjesën perëndimore të Gjermanisë, me ç’rast ka filluar të gjuaj në drejtim të civilëve, transmeton Telegrafi.
Sipas të dhënave të fundit, ai është arrestuar ndërsa të paktën 25 persona janë lënduar, kryesisht nga gazi lotsjellës. /Telegrafi/