“Mund t’ju konfirmoj se në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Maqedonia, dje policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar (S.O.), i cili dyshohet të jetë i përfshirë në rastin e Kumanovës. Personi i dyshuar është arrestuar në një shtëpi banimi në fshatin Letnicë të komunës së Vitisë.. Tek personi i dyshuar është gjetur dhe konfiskuar një revole TT me disa municion”, deklaroi me telefon për KosovaPress-in, Kelani, duke shtuar se “të gjitha veprimet policore janë kryer në koordinim më prokurorin kompetent.
Sulejman Osmani, i njohur edhe si komandant Sula, ishte një nga pjesëtarët e grupit që u përlesh me policinë maqedonase në maj të këtij viti.
Pas dorëzimit të të mbijetuarve të konfliktit, ai në mënyrë misterioze, me pranga në duar, arriti t’i ikë policisë maqedonase dhe deri tani nuk dihej gjë për vendndodhjen e tij.
Osmani për disa mediume deklaroi se kishte arritur të arratiset, pasi ishte dërguar nga policia me helikopter për ta treguar vendin e fshehjes së armëve të grupit të armatosur afër fshatit Gushincë.