Telegrafi

Arrestohet Stevçe Jakimovski

Policia me kërkesë të prokuroritë publik sot në mëngjes ka arrestuar ish-kryetarin e Komunës së Karposhit, Stevçe Jakimovksin, si pjesë e hetimeve të reja, njofton “A1on”.

Jakimovski sot në mëngjes duhet të dal para gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Penale, ku për atë do të kërkohet masa e paraburgimit.

Së bashku me Jakamivoski janë arrestuar edhe dy persona tjerë të punësuar në Komunën e Karposhit. Në akuzat e Prokurorisë Themelore Publike janë përfshirë edhe pesë persona tjerë.

Sipas informacioneve të para të PTHP-së për tre persona të arrestuar do të kërkohet masa e paraburgimit, ndërsa për të tjerët masa e kujdesit.

Ish-kryetari i komunës edhe vitin e kaluar në muajin gusht ishte arrestuar. Policia financiare tek Jakimovski bëri hetime në lidhje me tre tenderët, prej të cilave dy për objektet e komunës dhe një për sheshin “Zhdanec”./Telegrafi/