Një 25 vjeçar, u ndalua ditën e hënë në Austri, me akuzën e glorifikimit të periudhës së errët të nazizmit
Djaloshi ngjante shumë me ish-udhëheqësin nazist, gjerman, Adolf Hitler, mbante mustaqe si ai dhe vizitonte shpesh shtwpinë ku kishte lindur ish-lideri famëkeq.
Sipas autoriteteve, 25 vjeçari është i vetëdijshëm për veprimet që bën ndaj edhe është arrestuar.
Të lartësosh periudhën naziste, në Austri cilësohet si krim.
Tetorin e kaluar, autoritetet austriake shkatërruan shtëpinë e lindjes së Hitlerit, me qëllim që ajo të mos shndërrohej në një pikë kryesore për nazistët e rinj. /tch/