Site icon Telegrafi

Arrestohet shtetasja serbe, ka kryer vjedhje të rënda në disa shtëpi në Gostivar

Policia e Gostivarit ka ngritur padi penale ndaj shtetases serbe, për të cilën ekzistojnë dyshime se ka vjedhur ar me vlerë prej 10 mijë eurove, nga një shtëpi në Gostivar në të cilën ka qenë mysafire.

“K.Z.B (32) nga Beogradi më 9 prill në orën 14:00 në Gostivar, në shtëpinë e M.D (30), ku ka qenë mysafire, ka vjedhur ar. Ngjarja është paraqitur në polici, ari është gjetur, ndërsa K.Z.B është arrestuar”, thonë nga MPB, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Shtetasja serbe vjedhjen tjetër e ka kryer më 4 dhjetor tek shtëpia e M.D, prej ku ka marrë ar dhe e ka shitur në shitore të arit në Beograd.

Siç informojnë nga MPB, me vjedhjet e kryera e paditura ka shkaktuar dëm material në vlerë prej 570 mijë denarëve./Telegrafi/

Exit mobile version