Telegrafi

Arrestohet shtetasi nga Shqipëria, shiste marihuanë në Gostivar!

Policia e Gostivarit ka arrestuar një tregtar nga Shqipëria i cili u kap me rreth katër kilogram marihuanë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

I dyshuari u kap dy ditë më parë duke shitur marihuanë në lagjen Mlaki, në Gostivar. Pas përpjekjes së policisë për ta kontrolluar të dyshuarin, ai kishte ikur, por pas gjysmë ore përsëri është arrestuar.

Bëhet fjalë për njëzet e tetë-vjeçarin, shtetas shqiptar, me vendbanim në Dobri Dol. Prokurorët kanë filluar procedurat kundër të dyshuarit për veprën penale ‘prodhim të Paligjshëm dhe shitje të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve’. Të arrestuarit i është dhënë paraburgim prej 30 ditësh. /Telegrafi/