Site icon Telegrafi

Arrestohet shtetasi nga Kosova në Aeroportin e Tiranës, rezulton i akuzuar nga autoritetet belge për vjedhje

Policia e Shtetit ka njoftuar sot arrestimin e një shtetasi kosovar në Aeroportin e Tiranës pasi rezulton se është i kërkuar nga autoritetet belge.

35-vjeçari akuzohet për vjedhje me dhunë dhe është ndaluar  me qëllim ekstradimin në Belgjikë.

“Si rezultat i kontrolleve të detajuara në hyrje/dalje të RSH-së dhe në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Sundimi i ligjit”, u finalizua operacioni policor i koduar “Gate”, gjatë të cilit shërbimet e Komisariatit të Policisë Rinas ndaluan në dalje, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar: – D. R., 35 vjeç, banues në Kosovë,” thuhet në njoftimin e policisë.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet belge i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”. Vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Belgjikë,” njofton Policia. /Telegrafi/

Exit mobile version