Policia vuri në pranga shtetasin Iraklis Rousit, lindur dhe banues në Dhramas, Greqi, pasi mbante në makinë sasi të vogla lënde bimore të thara në formën e boçes të dyshuar si mariuanë.
Specialistët e sektorit kundër narkotikëve në Drejtorinë e policisë së qarkut Gjirokastër, bënë menjëherë shoqërimin e drejtuesit të automjetit së bashku me lëndën narkotike dhe një pasagjeri nga Vlora që udhëtonte me këtë shtetas, për veprime të mëtejshme.
Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Trafik të narkotikëve", raportoi Ora News./Telegrafi/