Site icon Telegrafi

Arrestohet shqiptarja islamofobe, që sulmoi dy gra myslimane

Një shqiptare në Brooklyn të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është arrestuar nga Policia për islamofobi.

Emirjeta Xhelili, 32 vjeçe, mbështetëse e kandidati republikan Donald Trump, u ka tërhequr hixhabin dy grave myslimane, duke tentuar t’ua griste/

Autoritetet e drejtësisë thanë se ajo ka sulmuar gratë natën e së enjtes, rreth orës 01:30 minuta.

“Ik zhdukuni nga këtu”, mësohet të ketë thënë gruaja. “Ik zhdukuni jashtë Amerikës. Kjo është Amerika, ju nuk duhet të jeni ndryshe nga ne”.

Rreth një orë më vonë, Xhelili ka postuar mesazhe urrejtjeje në Facebook, në një llogari me emrin Maria Magdalena.

Ajo akuzohet për krimin e urrejtjes.

Exit mobile version