Site icon Telegrafi

Arrestohet shqiptari në Austri, i dyshuar për sulme terroriste

Një shqiptar është arrestuar nga policia austriake, nën dyshimin se kishte planifikuar sulme në Vjenë.

Zëdhënësi i policisë, Thomas Keiblinger tha për gazetarët se ai kishte qenë nën vëzhgim pasi autoritetet vendase kishin marrë informacion nga shërbimet e huaja inteligjente. Shqiptari u arrestua të premten pasdite në një apartament në Vjenë, nga një ekip SWAT (forca speciale).

Shqiptar kishte hyrë në shtetin austriak të premten dhe dyshohet se ishte pjesë e një grupi ekstremistësh islamikë shqiptarë, që do kryenin sulme gjatë periudhës 15-30 janar në Vjenë.

Hetimet, shkruan “Reuters”, janë duke vazhduar për të zbuluar gjithë grupin ndërsa janë paralajmëruar dhe qytetarët të kenë kujdes.

Referuar një dokumenti të publikuara nga mediat vendase thuhet se shqiptari kishte ndërtuar një mjet shpërthyes në Gjermani dhe e kishte futur atë në Vjenë, për të kryer një sulm.

“Njeriu ka qenë në paraburgim … Ka ende shumë gjëra për të sqaruar”, tha një tjetër zëdhënës i policisë./tvklan/

Exit mobile version