Site icon Telegrafi

Arrestohet shqiptari më i kërkuar i Europolit, pritet ekstradimi në Luksemburg

Një super aksion i zhvilluar nga Drejtoria e policisë së Shkodrës është finalizuar më kapjen e një personi më rrezikshmëri të lartë shoqërore i cili kërkohet nga autoritet e Luksemburgut.

Bëhet fjalë për Edinjo Pultin i cili u arrestua në qytetin e Shkodrës brenda një lokali nate.

Policia prej kohësh ishte vënë në gjurmimin e tij, ku një ditë më parë është kryer dhe arrestimi.

Edinjo Pulti pritet që ti dërgohet autoriteteve të Luksenburgut për të shlyer edhe dënimin e tij.

I shumëkërkuari akuzohet për tentativë vrasjeje, por edhe për trafik të paligjshëm të armëve, municioneve dhe eksplozivëve.

Edinjo Pulti, i lindur në vitin 1981, dyshohet për tentativë vrasje në Luksemburg.

Më 2 gusht 2020, rreth orës 20:55, ai u përfshi në një përleshje në Pétange.

Disa burra, duke përfshirë një të armatosur me thikë u përleshën në qendër të qytetit.

Sipas Europol, Pulti ka goditur disa herë me thikë dy persona. Një nga dy të plagosurit është goditur në bark dhe ka mbetur i plagosur rëndë.

Një urdhër-arresti evropian dhe ndërkombëtar është lëshuar për të në janar 2021./Ora News

Exit mobile version