Site icon Telegrafi

Arrestohet shqiponja për spiunim

Dhe derisa autoritetet e Arabisë Saudite janë të bindur se izraelitët po stërvitin shqiponjat për spiunazh, pala izraelite dha një sqarim krejt tjetër për këtë incident. Ata thonë se shqiponja “është e pafajshme” pasi aparati është vënë me qëllim të hulumtimeve shkencore të institutit për të mësuar lidhur me lëvizjet e shqiponjës.

Ky nuk është rasti i tillë i parë bizar që kafshët akuzohen për spiunazh. Kohë më parë autoritetet e Egjiptit njoftuan se luanët e detit të cilët nga brigjet e plazheve në Sharme el Sheikh sulmojnë turistët po ashtu janë spiunë izraelitë. /Telegrafi/
 

Exit mobile version