Site icon Telegrafi

Arrestohet shpërndarësi i kokainës në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar një shpërndarës kokaine i cili shpërndante lëndën narkotike në zonën e “Ish- Bllokut”, “Komunës së Parisit” dhe “Tiranës së Re”.

Në kuadër të operacionit “Weekend Surprise”, shtetasi 44-vjeçar Fatjon Veseli është konstatuar nga Shërbimet e Policisë në zonën e Liqenit Artificial dhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar, brenda çantës së tij të krahut i është gjetur një qese me 201 gramë kokainë.

Policia ka shpallur në kërkim dhe dy bashkëpunëtorët e shtetasit të arrestuar, por për arsye hetimore nuk bëhen të ditura të dhëna të tjera./tch/

Exit mobile version