Telegrafi

Arrestohet shkupjani, tentoi të sjellë në vend monedha të vjetra të blera në mënyrë joligjore

Sot (29.05.2023) në ora 02:00 në vendkalimin kufitar Tabanoc, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria J.S.(42) nga Shkupi, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “importim i mallrave të përfituara ilegalisht”.

Gjegjësisht, gjatë kontrollit plotësues nga ana e zyrtarëve policorë te J.S., të cilët kanë mbërritur në vendkalimin kufitar me veturë të pasagjerëve “Volvo” me targa të Shkupit, në pronësi të tij dhe drejtuar nga E.E.(39) nga Shkupi, u janë gjetur monedha të vjetra të madhësive të ndryshme.

“Sendet e gjetura janë konfiskuar dhe së bashku me të arrestuarin i janë dorëzuar zyrtarëve policorë nga SPB Kumanovë për procedurë të mëtutjeshme. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë një dorëzim përkatës”, thonë nga MPB.