Në orët e vona të pasdites së sotme, në kufirin Kosovë-Maqedoni është arrestuar Gafurr Dugolli, shef i protokollit të Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës (MSFK), transmeton Telegrafi.
Bëhet e ditur se arsyeja e ndalimit nga Policia maqedonase është një urdhër i shtetit serb për Interpolin, i cili mësohet se i ka përditësuar tash së fundmi listat e ndalimit.
Gafurri (vëllai i Bujar Dugollit) ishte anëtar i ish-UÇK-së, ndërsa tash është pjesë e FSK-së. /Telegrafi/