Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve ka arrestuar shefin e policisë së burgut të Drenovës.
Sipas informacioneve, Mariglen Kadiu ka ushtruar të njëjtin funksion në burgun e Peqinit prej vitesh.
Mësohet se arrestimi i Kadiut lidhet me rastin e fundit të vrasjes në burgun e Peqinit.
Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar arrest në burg, ndërsa gjykata vendosi masë arrest në shtëpi për shkak se ka një fëmijë autik.
Kadiu ka marrë detyrën e shefit të policisë në IEVP Drenovë rreth 8 muaj më parë. Pritet informacion zyrtar nga SHKB lidhur me rastin.