Site icon Telegrafi

Arrestohet shefi i krimeve në Policinë e Gjirokastrës

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar Shefin e Krimeve në Komisariatin e Gjirokastrës, Alfred Kondi.

Ndërsa Feim Oneja, shoferi i ish-drejtorit të Policisë Gjirokastër, është shpallur në kërkim.

Burime pranë AMP thonë se operacioni është në vijim e sipër dhe janë disa efektivë emrat e të cilëve janë të përfshirë në listën e atyre ndaj të cilëve është dhënë masa e sigurisë së arrestit.

Paraprakisht akuza është ajo e shpërdorimit të detyrës.

Sipas A2 CNN, të gjithë këta persona janë nën hetim prej 6-7 muajsh.

Exit mobile version