Nga njësia policore e stacionit në Pejë është arrestuar i dyshuari mashkull i cili më datë 14 nëntor ishte arratisur nga Qendra Korrektuese për të Mitur në Lipjan, ku ishte duke vuajtur dënimin prej dy viteve.
I dyshuari pas arrestimit është dërguar në vuajtje të dënimit në Qendrën Korrektuese.
Lidhur me rastin nga njësia policore është intervistuar i dyshuari i lartcekur. /Telegrafi/