Patrullat policore të angazhuara në veri të Mitrovicës dhe Zveçan, kanë arritur ta arrestojnë serbin Dushko Slaviq-Dule, i cili sonte në rrugën Mitrovicë – Zveçan, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të policëve të Kosovës, njofton Telegrafi.
Burime të Telegrafit bëjnë të ditur se patrulla e Policisë së Kosovës është sulmuar sonte rreth orës 20:00 me armë zjarri në pjesën veriore të vendit, derisa ishte duke e ndjekur një veturë të llojit “Land Rover”, të cilën e voziste Dushko Slaviq, i njohur si Dulle.
I dyshuari Slaviq, i cili kishte shtënë në drejtim të policisë, te vendi ‘Sharen Kamen’ në Zhitkovac e ka braktisur automjetin dhe ka ikur në pyll, ku më pastaj është arrestuar.
Ai është i njohur për policinë, si pjesë e grupit kriminel që merret me vjedhjen e veturave. /Telegrafi/