Site icon Telegrafi

Arrestohet ‘Robin Hudja’ gjermane

Bild njofton se ngjarja ka ndodhur në një vend në afërsi të Bonnit në Gjermani, me ç’rast e akuzuara, një grua 62-vjeçare, ishte drejtoreshë e një filiali të VR-Bank.

Pasi u zbulua gruaja u dënua me 22 muaj me kusht për të kthyer paratë e transferuara nga llogaritë e të pasurve.

"Ishte një vendim i vështirë për ta dënuar. Nga një anë u është shkaktuar një dëm financiar disa personave, por nga ana tjetër ajo ka tentuar t’u vijë në ndihmë atyre që kanë qenë në vështirësi", ka thënë gjykatësja Susann Ulbert.

Gruaja ka qenë drejtoreshë e këtij filiali që nga viti 1990 dhe ishte shumë e ndjeshme ndaj klientëve të varfër. Kështu që shfrytëzonte çdo mundësi për t’i ndihmuar.

Në total ajo ka transferuar 7.6 milionë euro nga të pasurit tek të varfrit. /Shekulli/Telegrafi/

Exit mobile version