Forcat e rendit në Cologne të Gjermanisë, e kanë arrestuar një lituanez, që ka urinuar para trenit në lëvizje dhe i ngriti shoferit gishtin e mesëm.
Derisa në stacion kishte shumë të pranishëm, ai është zhveshur pranë binarëve, derisa lokomotiva ishte duke iu afruar, transmeton Telegrafi.
Për kryerje “vepre të pahijshme në publik”, si dhe rrezikimit të bie para trenit, atë e kanë mbajtur një natë në burg.
Shkaku i ligjeve gjermane që mbrojnë privatësinë në masë të madhe, nuk bëhet i ditur identiteti i burrit nga Lituania, vetëm se thuhet që ishte i dehur në momentin që kreu veprën. /Telegrafi/