Site icon Telegrafi

Arrestohet i riu nga Haraçina, akuzohet për nëntë plaçkitje

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme, respektivisht rreth orës 15:00 nëpunës policorë nga Stacioni policor Qendër kanë privuar nga liria H.Z. (20) nga f. Haraçinë-Shkup.

Personi në fjalë dyshohet se në periudhën nga data 22.06.2021 deri më 10.08.2021 në Kej “Dimitar Vllahov”, në rajonin nga kisha ‘’Nëna e Shenjtë’’ deri te MRTV-ja, ka kryer nëntë vepra penale “plaçkitje”.

“Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të dorëzohet parashtresë për shkelje të nenit 237 nga Kodi Penal”, thonë nga MPB.

 

 

Exit mobile version