Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 27 vjeçar banues në Cërrik me akuzën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve. I arrestuari është Florjan Sanxhaku.
“Arrestimi i tij u bë pasi mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative dhe gjatë kontrollit të ushtruar nga efektivat e policisë në banesën e tij në
Lagjen nr.3 Cërriku gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 313 gr lëndë narkotike e dyshuar me atë të llojit “Cannabis Sativa”
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. /Telegrafi/