Telegrafi

Arrestohet reperi Trey Songz, pas përleshjes fizike me një polic

Trey Songz Foto: Mirror

Rep-artisti amerikan, Trey Songz, është arrestuar gjatë ditës së djeshme (e diel) pas një pëleshje fizike me një polic.

36-vjeçari ishte përplasur me oficerin, gjatë qëndrimit në një stadium në Missouri, derisa po shijonin një lojë futbolli, shkruan Mirror.

Derisa filluan me mosmarrëveshje verbale, reperi kishte filluar që të përdor edhe forcat, duke grushtuar këtë të fundit.

Foto: Mirror

Derisa të tjerë pjesëtarë arritën në vendin e ngjarjes, Trey vetëm se ishte i shtrirë për tokë.

Fansat ndërkohë dëgjoheshin duke bërtitur, duke thënë se ai nuk kishte bërë asgjë për të pasur një trajtim të tillë.

Foto: Mirror

“Largoni prej tij”, “Ai nuk bëri asgjë”, “Arrestoni policinë”, ishin disa nga britmat që spektatorët bënë. /Telegrafi/