Telegrafi

Arrestohet reperi Travis Scott

Travis Scott

Reperi i famshëm botëror, Travis Scott, është arrestuar gjatë ditës së sotme (e enjte).

Kjo pasi u kap në gjendje të dehur në publik. Reperi 33-vjeçari thuhet se ishte shkaktari i një konflikti dhe shqetësimi në një varkë në Miami Beach.

Përveç sjelljeve të papërshtatshme dhe dehjes, ai raportohet se refuzoi të largohej nga varka.

Travis Scott

Scott, emri i të cilit është Jacques Bermon Webster, u arrestua në orën 1:44 të mëngjesit në Miami Beach Marina dhe u dërgua në burg në orën 4:35 të mëngjesit.

Scott është një nga artistët më të kërkuar të repit të dekadës së fundit dhe ndoshta është më i njohur për performancat e tij të zhurmshme live që herë pas here kanë dalë jashtë kontrollit, duke përfshirë një shfaqje fatale të Festivalit “Astroworld” në 2021 që la 10 njerëz të vdekur.

Travis Scott

Incidenti herët të enjten filloi kur Scott ishte në një varkë dhe ishte përfshirë në një mosmarrëveshje me disa të tjerë, tha policia.

Oficerët u thirrën në marinë dhe atij iu kërkua të largohej.

Travis Scott

Deklarata e arrestit jep disa detaje të tjera të ngjarjes.

Oficerët vunë re se ai po u bërtiste të tjerëve dhe ishte në gjendje të dehur. /Telegrafi/