Reperi T.I. u arrestua gjatë mbrëmjes së kaluar në Georgia të Atlantas së SHBA-ve.
Muzikanti, emri i së cilës është Clifford Harris Jr., u arrestua shkaku i akuzave për sulm, sjellje të çrregullt dhe dehje në vendet publike.
Në fakt, artisti ka sulmuar edhe policin e lagjes që nuk e lejonte të hynte në vendin ku jetonte në Qarkun Henry të Georgias.
Roja ka thënë se nuk e kishte njohur këngëtarin, andaj edhe ia kishte ndaluar hyrjen dhe se më vonë e ka kuptuar se për kë bëhet fjalë.
Por, paraprakisht kishte ardhur deri tek një kacafytje mes dyshes dhe më pas është arrestuar 37-vjeçari pranë shtëpisë.
Theksojmë se kjo nuk është hera e parë që reperi arrestohet prej autoriteteve policore amerikane.
Në vitin 2009, ai u dënua me një vit e një ditë burg dhe u dënua me një gjobë mbi 100 mijë dollarëshe shkaku i blerjes së armëve në mënyrë të paligjshme.
Ndryshe, këngëtari është duke punuar për këngët e reja që do të jenë pjesë e albumit të ri që do të dal në shitje gjatë vitit të ardhshëm. /Telegrafi/