Sipas një raportimi, reperi Playboi Carti është arrestuar në Georgia pasi dyshohet se tentoi ta mbyste të dashurën e tij shtatzënë gjatë një debati për testin e atësisë.
Reperi i “Shoota” u akuzua se e kapi për fyti gruan dhe e shtyu më 20 dhjetor të vitit të kaluar.
Pretendohet se ai e mbajti në qafë derisa ajo luftoi për të marrë frymë, raporton TMZ.
Playboi Carti, emri i vërtetë i të cilit është Jordan Carter, u arrestua për sulm të rëndë.
Gruaja, emri i së cilës nuk bëhet i ditur, i tha policisë se mendonte se do të vdiste, sipas deklaratës së arrestit të marrë nga mediumi.
Gruaja, e cila thuhet se është në lidhje me reperin, 26 vjeç, për më shumë se dy vjet dhe ka jetuar me të në rezidencën e tij në Georgia që nga korriku 2022, u tha policëve se ishte 14 javë shtatzënë në kohën e sulmit të supozuar.
E njëjta u tha policëve se u përpoq të ikte drejt makinës – por që ishte zënë sërish nga reperi.
Reperi i “Miss The Rage” thuhet se u përpoq ta hiqte nga makina dhe i vuri dorën mbi gojën e saj, gjersa ajo po përpiqej të telefononte 911.
Kur policët mbërritën në vendngjarje, vunë re lëndime në qafë, gjoks dhe shpinë.
Artisti ka pasur disa përplasje me ligjin në vitet e fundit që kishin të bënin me çështje të ndryshme. /Telegrafi/