Festivali i muzikës “The Rolling Loud” në Florida nuk shkoi edhe aq mirë për reperët Kodak Black dhe Lil Wayne.
Në një njoftim për shtyp thuhet se Black u arrestua të shtunën në ‘Hard Rock Stadium’ në Miami. Deklarata tha se ai ishte akuzuar për një krim në lidhje me armë.
Ndërkohë, Lil Wayne në rrjetet sociale bëri të ditur se nuk do të performonte më për shkak të një kërkimi nga personeli i sigurisë apo policia.
“Për të gjithë fansat e mi që ishin për të më parë në Rolling Loud, më falni nuk do të performojë. Festivali i Policisë ‘Jo Rolling Loud’ ka bërë që të mos performoj”, ka thënë Wayne.
Sa i përket Kodak Black, emri i të cilit është Bill Kapri i lindur në Florida, ky është arrestimi i tij i fundit në listën e gjatë që ai ka mbledhur në moshën 21 vjeçare.
Black u arrestua edhe muajin e kaluar për drogë dhe armë, ndërsa u përpoq të kalonte nga Kanadaja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/