Site icon Telegrafi

Arrestohet reperi Asap Rocky, rrezikon deri në gjashtë vite burg

Asap Rocky (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images for GQ/Guliver)

Hip hop ylli amerikan, Asap Rocky, gjendet në arrest në Suedi për shkak të një përleshje në rrugë, edhe pse në videon e postuar tregon se ai dhe ekipi i tij nuk ishin agresorët.

Dëshmitarët kanë treguar se përleshja ka filluar pasi ai që po r ruante reperin, pati një mosmarrëveshje me një tjetër.

Sipas TMZ, policët e Stokholmit tani mund të mbajnë Rockyin deri në tre ditë, ndërsa prokurorët vendosin nëse do e fajësojnë, ku parashihet mundësia deri në gjashtë vjet në një burg suedez.

Ndërkaq, Rocky është i njohur për romancën e tij me supermodelen Kendall Jenner.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga ASAP Rocky

Theksojmë se Asap në shkurt të këtij viti publikoi këngën e re, “Kids Turned Out Fine”. /Telegrafi/

Exit mobile version