Një pulë është “arrestuar” pasi ka shëtitur në zonën e siguruar të Pentagonit, një nga ndërtesat më të mbrojtura në botë, njoftoi sot Organizata për të Drejtat e Kafshëve.
Punonjësit e Shoqatës së Mirëqenies së Kafshëve të Arlingtonit u ftuan të hënën për të marrë shpendët dhe për ta kthyer atë në kafazin e pulave.
Military Times shkroi gjithashtu se sigurimi e kishte marrë parasysh edhe “pushkatimin e pulës”.
Gazeta pyeti me shaka nëse pula thjesht humbi rrugën, apo nëse ishte në të vërtetë një spiun në një mision për të vjedhur disa sekrete shtetërore.
Përdoruesit e internetit kanë sugjeruar që pula të quhet Ethel Rosenberg, një grua e famshme amerikane e arrestuar dhe ekzekutuar për spiunazh për Bashkimin Sovjetik në vitet 1950. /Telegrafi/
Apparently, the answer to "why did the chicken cross the road" is to get to the Pentagon?! This chicken was caught sneaking around the security area at the Pentagon (we're not kidding) and our officers picked her up. Now we need a name for her – suggestions welcomed! pic.twitter.com/6RmMSjNKnU
— AWLArlington, VA (@AWLAArlington) January 31, 2022