Telegrafi

Arrestohet pronari i një objekti hotelerik në Pirok të Tetovës

Pronari i një objekti hotelerik në Pirok të Tetovës, mbrëmë është shoqëruar në stacion policor, pasi ka punuar pas orës së lejuar.

Siç thonë nga SPB Tetovë, bëhet fjalë për M.J (50) nga fshati Pirok.

“Zyrtarët policor të SPB Tetovë e kanë privuar nga liria M.J (50) nga fshati Pirok i Tetovës, pasi në objektin hotelerik që është nën pronësi të tij, ka pasur mysafirë dhe ka punuar pas orës së lejuar, gjegjësisht nuk i ka respektuar masat për parandalimin e coronavirusit”, thonë nga SPB Tetovë.

Më tej shtojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj M.J do të përgatitet kallëzim penal adekuat./Telegrafi/