Site icon Telegrafi

Arrestohet pronari i një lokali për shkelje të rregullave pandemike, dyshohet të jetë këngëtari Korab Jetishi?

Korab Jetishi (Foto: Instagram/korabjetishi)

Pronari i një lokali në Gjakovë është arrestuar gjatë ditës së sotme (e shtunë), ndërsa dyshohet të jetë këngëtari Korab Jetishi.

Një gjë e tillë ka ndodhur për shkak të mosrespektimit të rregullave të cilat parandalojnë grumbullimin e personave në vende të mbyllura.

Në një prononcim për Telegrafin, Policia Rajonale e Gjakovës ka theksuar se ka arrestuar pronarin e një lokali në Gjakovë, ku të ftuar kishin qenë 120 persona.

“Ka ndodhur një hapje solemne e një lokali, ku të kishin qenë prezent 120 të ftuar. Policia ka ndërmarrë masa të menjëhershme dhe ka arrestuar pronarin e lokalit dhe organizatorin. Me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë”, është shprehur përfaqësuesi.

Po ashtu, sipas Gazetës Sinjali I arrestuari për këto vepra penale është Korab Jetishi, njëherësh djali i këngëtarin Shkëlzen Jetishi-Xeni. /Telegrafi/

Exit mobile version