Site icon Telegrafi

Arrestohet prokurorja e krimeve të rënda, Vahide Badivuku

Badivuku është arrestuar nga prokuroria speciale e Kosovës me dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe krim të organizuar, raporton koha.net.

Badivuku ishte prokurore e rastit Gani Geci, të dyshimtë për një vrasje.

Badivuku është zënë në flagrancë duke marrë mitro.

Shyqyri Syla, kryeprokuror ne Prokurorinë Publike të Qarkut në Mitrovicë, e ka konfirmuar këtë.

“Siç jam njoftuar nga Departamenti i Krimeve të Rënda në Prishtinë, një prokurore e prokurorisë tonë sot është arrestuar, pasi që është zënë në flagrancë duke marrë mito”, ka thënë ai për Veriu.info.

Badivuku, dyshohet po ashtu për përfshirje në disa raste që kanë të bëjnë me fadje.

Ndërkaq, në njoftimin e Prokurorisë thuhet: “E pandehura V.B., është arrestuar nën dyshimin se ka marrë ryshfet për t’i liruar disa vetura të sekuestruara, në një lëndë penale, të cilën ajo e ka pasur në hetime. V.B. ka kërkuar ryshfet në shumën prej 22.000 euro (njëzetedymijë euro) përmes ndërmjetësuesve dhe pas dorëzimit të shumës në fjalë, si prokurore e rastit ka përpiluar kërkesën për lirim të automjeteve. Mbrëmë gjatë kontrollit në pikë kalimin kufitar në Merdare, është kontrolluar e pandehura V.B. dhe në çantën e saj janë gjetur shuma prej 5.000 euro, të cilat janë pjesë e 22.000 eurove të pranuara ryshfet”. /Telegrafi/

 

Exit mobile version