Telegrafi

Arrestohet profesori në Kinë, i cili kritikoi vendin për menaxhimin e pandemisë

Një profesor që kritikoi menaxhimin e krizës së coronavirusit në Kinë, u arrestua nga autoritetet në vend.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Xu Zhangrun, i cili ka qenë nën arrest shtëpiak, u mor të hënën nga autoritetet.

Profesori i drejtësisë, ka hedhur kritika ndaj liderit aktual të Kinës, Xi Jinping, të cilin e akuzoi atë për ideologji “Maoiste”.

Ndërkohë policia ende nuk ka deklaruar publikisht për arrestimin e Zhangrun, dhe mbetet ende e paqartë se për çfarë akuzash përballet ai.

Një person tha për AFP, se sipas informatave që mori gruaja e tij, Zhangrun po akuzohet për kërkesë prostitucioni, ndërsa ishte në qytetin Chengdu me akademikë të tjerë.

Shoku i tij, me këtë rast hodhi poshtë akuzën duke e quajtur si “qesharake”.

Ndryshe, liria e shprehjes në Kinë është mjaft e kontrolluar, ndërsa ata që flasin kundër autoriteteve rrezikojnë të përballen prapa grilave. /Telegrafi/