Një mësimdhënës i paraleles në Burgun e Dubravës është arrestuar.
Kjo pasi të njëjtit i është gjetur një sasi lëndësh narkotike, të cilat tentoi t’i fuste brenda për të burgosurit, njofton Klan Kosova.
Rastin, pos policisë, e ka konfirmuar edhe drejtoria e arsimit në komunën e Istogut.
Ndërsa, familja e të arrestuarit nuk ka pranuar të flas deri në zbardhjen e rastit.