Site icon Telegrafi

Arrestohet prishtinasi, iu gjet marihuanë në ballkon të shtëpisë

Foto: Arkiv

Një person është arrestuar në Lagjen “Arbëria“, në Prishtinë, pasi në ballkonin e banesës së tij janë gjetur dhe konfiskuar 9 pako me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Sipas policisë, pas një pune operative zhvilluar nga polica, është kontrolluar një shtëpi dhe një dhe lokal i  të dyshuarit.

Në  ballkonin e banesës së personit të dyshuar janë gjetur dhe konfiskuar 9 pako me substance te dyshuar narkotike të llojit marihuanë, në peshë 11 kg e 376.3 gram. I dyshuari pas intervistimit me vendimin e Prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes, thuhet në njoftimin e Policisë./Telegrafi/

Exit mobile version