Prifti Humbeto Gama nga Sanrarem i Portugalisë, është arrestuar nën dyshimin se kishte dhunuar një grua, teksa po ia kryente ekzorcizmin në shtëpinë e tij.
Prifti 79-vjeçar ka mohuar pretendimet se kreu marrëdhënie seksuale me forcë mbi gruan e lidhur për shtrati, transmeton Telegrafi.
Në anën tjetër 55-vjeçarja që thotë se u dhunua, është dashur të shtrihet në spital pasi kishte pësuar lëndime të konsiderueshme.
Media lokale thonë se ai kryen ekzorcizëm në shtëpinë e rij për 13 vjet me radhë. Kjo kishte qenë arsyeja, që Kisha Katolike e ka përjashtuar në fillim të viteve 1990, sepse nuk ia doli ta ndalonte së kryeri këtë shërbim të ndaluar.
Derisa hetimet po vazhdojnë, ati Gama ka thënë se kur kryen ekzorcizëm përfshinë ‘aktivitetin fizik’, sepse është i domosdoshëm, ndërsa këmbëngulë se ka ‘ndërgjegje të pastër’. /Telegrafi/