Telegrafi

Arrestohet predikuesi shpirtëror, e mbajti në shpellë për 15 vite të miturën si skllave seksi

Një predikues shpirtëror indonezian, 83 vjeçar ka rrëmbyer një 13 vjeçare në vitin 2003, duke e bindur viktimën se ishte i pushtuar nga fryma e një të dashuri të ri.

83 vjeçari u arrestua nga policia dhe do të përballet me 15 vjet burg për seks me të miturën.

E quajtur vetëm si “HS”, nga policia, viktima u zbulua të dielën, tashmë 28 vjeçare, e zhveshur në një shpellë në një pyll tropikal të Sulawesi Qendror.

Policia thotë se vajza vizitoi shëruesin shpirtëror lokal të njohur, Jago, 15 vjet më parë me familjen e saj dhe kjo bëri që të binte në “syrin” e tij, përpara se ta rrëmbejë muaj më vonë.

Për ta detyruar atë të qëndrojë, ai i tha vajzës se një xhin (shpirt) do ta vëzhgonte atë kur largohej nga shpella.

Ai gjithashtu i tregoi asaj një pamje të një djali të ri tërheqës, i quajtur Amrin.

“Ajo ishte prirë për të besuar se fryma e Amrin kishte hyrë në trupin e të moshuarit”, tha shefi i Policisë Qendrore Sulawesi Muhammad Iqbal Alqudusy në një konferencë shtypi.

“Është e qartë se ai po kënaqte epshin e tij”.

Për të mashtruar prindërit e saj, për disa vite Jago dërgoi paketa të vogla ushqimi tek ata, duke u thënë se kishte shkuar për të fituar para në Xhakarta.

Jago tani pranon se të dy kanë jetuar së bashku, por thotë se kurrë nuk kanë pasur ndonjë kontakt seksual para vitit 2008, deri në atë kohë ajo kishte mbushur 18 vjet, dy vjet mbi moshën e lejuar.