Site icon Telegrafi

Arrestohet politikani – vjedh letrat e WC-së

Gjurmët çuan te politikani 24 vjeçar Frank-Michael John, anëtar i partisë majtiste Die Linke, e cila merr pjesë në punën e këshillit rajonal Straisund në veri të Gjermanisë.

Shtëpiakët e kapën hajnin derisa po dilte nga WC-ja me një role letre në dorë, ndërsa rolën tjetër e kishte futur në çantë. Lajmin për arrestimin e tij e vërtetoi edhe policia lokale.

“Jemi duke vazhduar hetimet lidhur me dyshimin për vjedhje të disa sendeve me vlerë të vogël”, tha zëdhënësi i policisë dhe shtoi se vlera e tërë pronës së përvetësuar ilegalisht nuk është më e madhe se 100 euro. /Telegrafi/

Exit mobile version