Site icon Telegrafi

Arrestohet polici për korrupsion

I arrestuari është Fatmir Allmeta, 47 vjeç, me banim në Tiranë dhe me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin Nr. 1.

Ky punonjës u arrestua pas një hetimi disa mujor, pasi u kap në flagrancë me një shumë prej 10 000 lekësh të rinj, të cilat i kishte marrë në këmbim të nxjerrjes në kohë të shpejtë dhe dhënies së kartës së identitetit.

Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tij, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për konsumim të veprës penale të “korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “shpërdorimit të detyrës”./Telegrafi/
 

Exit mobile version