Site icon Telegrafi

Arrestohet polici në Durrës, merrte ryshfet në emër të gjyqtarëve

Punonjësi i Policisë së Shtetit pranë Drejtorisë së Durrësit, që ka shërbyer pranë godinës së Gjykatës së këtij qyteti, Haki Dyli është arrestuar nga kolegët e tij.

Procedimi ndaj tij nisi pasa kallëzimit të kryetares së gjykatës, Joana Qeleshi, mbi dyshimin se ka marrë ryshfete në emër të gjyqtarëve.
Haki Dyli mashtronte qytetarët duke u marrë para në emër të gjyqtarëve dhe duke u premtuar zgjidhje të çështjeve.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës dënon me forcë çdo veprim të paligjshëm të kryer në dëm të qytetarëve dhe punonjësve të drejtësisë, duke treguar vendosmëri në denoncimin e çdo rasti të ngjashëm, me qëllim garantimin e zbatimit të ligjit, shtetit të së drejtës dhe rritjes së besimit të publikut në sistemin e drejtësisë.
Gjykata i bën thirrje kujtdo të cilit mund t’i jetë premtuar apo kërkuar çfarëdolloj shpërblimi i paligjshëm në emër të gjyqtarëve, prokurorëve apo administratës gjyqësore, të paraqesë kallëzim pranë organeve kompetente. /Telegrafi/

Exit mobile version