Site icon Telegrafi

Arrestohet plaçkitësi i një barnatore në Çento të Shkupit

Policia ka gjetur dhe ka arrestuar vjedhësin, i cili me armë zjarri kërcënoi dhe kreu vjedhje të rëndë në një barnatore në lagjen Çento në Shkup.

MPB njofton se deri tek Prokuroria Themelore Publike ka dorëzuar padi penale kundër 40-vjeçarit D.M nga Shkupi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“I padituri më 9 prill, është futur në barnatoren në rrugën “Maxhari” në Çento dhe duke kërcënuar punëtoren ka marrë 18.900 denarë”, thonë nga MPB.

Ata më tej shtojnë se është kryer kontroll në shtëpinë e tij dhe është gjetur veshja të cilën e ka poseduar ditën që ka kryer veprën./Telegrafi/

Exit mobile version