Autoritetet turke kanë arrestuar pilotin e aeroplanit të aviokompanisë Pegasus Airlines, i cili në fillim të shkurtit rrëshqiti me fluturake nga pista e aeroportit Sabiha Gokcen në Stamboll, ku si pasojë e kësaj kanë humbur jetën tre persona.
Ky aeroplan që po udhëtonte nga Izmiri në Stamboll kishte rrëshqitur në pistën e lagur, duke u përplasur dhe nga goditjet e fuqishme u nda në tri pjesë, transmeton Telegrafi.
Siç raporton Reuters, pas analizimit të ngjarjes dhe marrjes në pyetje të dy pilotëve, njëri prej tyre – kapiteni Mahmut Arsland është arrestuar. /Telegrafi/