Arrestohet 49 vjeçari me inicialet I.V nga Prenjasi i cili shkaktoi një aksident në Korçë ku për pasojë vdiq një 39-vjeçar.
Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit 49 vjeçari pasi shkaktoi aksidentin ishte larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
“Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë, në vijim të veprimeve për identifikimin e drejtuesit të automjetit që shkaktoi aksidentin me pasojë dhe u largua nga vendi i ngjarjes, pas këqyrjes së kamerave dhe veprimeve të tjera hetimore bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit I. V., 49 vjeç, banues në Prrenjas, për veprat penale ‘Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor’ dhe ‘Largimi nga vendi i aksidentit’ “, thuhet në njoftim të Policisë së Shtetit.
Ky shtetas mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë fshatit Lumalas, Korçë, duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen”, ka aksidentuar këmbësorin O. Zh., 39 vjeç, banues në Korçë, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Drejtuesi i automjetit I. V., u largua menjëherë nga vendi i aksidentit, por u kap më pas nga shërbimet e Policisë. /Telegrafi/