Site icon Telegrafi

Arrestohet personi që rrahu ish-gruan e tij

Foto: Ilustrim

Policia e Lushnjes ka bërë të mundur arrestimin e shtetasit Eugen Baho, 40 vjeç, pasi ishte denoncuar nga ish-bashkëshortja për përdorim dhune – edhe pse kjo e fundit kishte një urdhër mbrojtje nga gjykata.

Baho ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim policor pasi në Komisariatin e Policisë Urë Vajgurore, ka bërë kallëzim shtetësia R.B. se më datën 18.03.2016, rreth orës 21:45, në banesën e prindërve të saj në fshatin Poshnje, Berat, është dhunuar nga ish-bashkëshorti, shtetasi Eugen Baho.

Exit mobile version