Është arrestuar personi i cili keqtrajtoi shqiponjën në Përmet, duke e lidhur në një portë hekuri.
Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur në fshatin Buhal, ku ditën e djeshme u gjet një shqiponjë e cila ishte plagosur, pasi ishte kryqëzuar e gjallë një gardh.
Ajo u mor nga punonjësit e policisë e u dërgua te veterineri, por nuk u shpëtoi plagëve të marra, e ditën e hënë ngordhi.
Policia bëri të mundur arrestimin e autorit të kësaj ngjarje.
Gjatë kontrollit të policisë në shtëpinë e autorit 35-vjeçar me inicialet N.A., policia gjeti edhe dy sorkadhe të vrara dy ditë më parë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./Telegrafi/