Telegrafi

Arrestohet personi që kishte furnizuar me armë terroristët e Parisit (Foto)

Policia spanjolle ka arrestuar një shtetas francez që dyshohet se kishte furnizuar me armë Amedy Coulibaly, i cili në janar të vitit 2015 kreu sulm në Paris.

Gjatë një aksioni të përbashkët të policisë spanjolle dhe asaj franceze, janë arrestuar edhe dy persona tjerë – nga Serbia dhe Mali i Zi, transmeton Telegrafi.

Gjatë të martës në qytetin Malaga është arrestuar francezi Antoine Denive (27), i cili po qëndronte në një shtëpi.

Ai dyshohet se kishte siguruar armët, me të cilat Coulibaly kishte vrarë katër hebrenj në një supermarket në Paris, gjatë janarit të vitit të kaluar. /Telegrafi/