Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se sot kanë arrestuar personin i cili ka kryer vrasje më 20.12.2017 në Shkup.
“Sot (9.6.2019) në rrugën lokale Zellenikovë-Moranë policia zyrtare nga SPB Shkup e kanë arrestuar O.A. (29) nga Shkupi, i cili po kërkohej për shkak të kryerjes së veprës penale “vrasje” të kryer më 20.12.2017 në rrugën “Xhon Kenedi” ku para një objekti hotelerik ishte vrarë B.I. (24) nga Shkupi”, thonë nga MPB./Telegrafi/