Telegrafi

Arrestohet përsëri Gjin Ndreu

Ndreu akuzohet për kundërshtim dhe fyerje të policisë. Gjyqtarja Blerina Muça kërkoi një ditë më parë në gjykatë nga prokuroria paraqitjen e armës që mbante Ndreu sipas policisë. Organi i akuzës ka deklaruar se gjatë momentit të arrestimit, atij nuk i është kapur asnjë armë.

Ndreu i ka thënë gjykatës se nuk ka pasur pistoletë në brez, por një çadër të vogël. Prokuroria e Tiranës kërkoi 20 ditë burg për Gjin Ndreun për të provuar mbajtjen pa leje të armës gjatë demonstratës, por gjykata vendosi ta lirojë me masën e detyrimit të paraqitjes.

Megjithatë, Ndreu u ri-arrestua mbrëmë vonë nën akuzën e fyerjes dhe kundërshtimit të policisë. /Telegrafi/